Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti, ndodhet për një vizitë në Tiranë. Roberti është takuar me kryeprokurorin Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Në përfundim të takimit, Roberti dhe Llalla dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.
Drejtori i Antimafias Italiane foli për thellimin e bashkëpunimit për të luftuar trafikun e drogës, i cili është trefishuar. “Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe lufojmë trafikun. Eshtë trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri.



