Beqiri: Pritej të bënte namin, SPAK merret me fakir fukarenj! Kush ka bërë krime të vjetra, s’mund ta bëjë gjumin rehat (VIDEO)

Beqiri: Pritej të bënte namin, SPAK merret me fakir fukarenj! Kush ka bërë krime të vjetra, s’mund ta bëjë gjumin rehat (VIDEO)

Avokati Idajet Beqiri thotë se pritshmëria e shqiptarëve ndaj SPAK ishte jashtëzakonisht e madhe.

Për MCN Live, Beqiri deklaroi se ishte ngritur aq lart steka sa thuhej se do bëhej nami, dhe për këtë arsye u fuqizua ky organ dhe ku paga e një punonjësi të SPAK në kushtet e Shqipërisë do të ishte kaq e lartë.

SPAK është krijuar për korrupsionin e lartë shtetëror, por në fakt e ka filluar nga poshtë jo nga lart. Është bërë problematik, vetëm 5 raste të fundit me emër dhe mbiemër janë 108 persona që janë fakir fukarenj, njerëzit më të vobektë, kanë mbjellë nga dy rrënjë kanabis.

Në SPAK janë djalë e baba dhe një komshi që i’u ka dhënë plehun për rritjen e këtyre bimëve ky është grup i strukturuar kriminal. 108 vetë janë dënuar si grup i strukturuar nga tre e nga tre. Mund të bëhet një mal me dosje me përgjime për këtë fakirë nga SPAK.

Ligji thotë për narkotikë dënohesh 2 vjet, plus 5 për grup strukturuar kriminal. Ky plus 5 vjet po vete te fakirët. Duke përgjuar SPAK këta të vobektit, kjo është e keqja kur bëjmë ligjet.

Marrim ca që teorikisht janë të shkëlqyeshëm, por që nuk kanë bërë një ditë punë në gjyqësor, një ditë hetim ata teorikisht i dinë mirë gjërat, por tek zbatimi praktik gabojnë. Duhet ndryshuar menjëherë ligji.

E solli koha për ndryshim. Grupi i strukturuar kriminal nuk qëndron tek këta tre veta, do qëndronte po të ishte një deputet apo ministër në formën e organizatorit apo vendimmarrësit.

E kemi degjeneruar konceptin e grupit të strukturuar kriminal në shkallën më skandaloze.

Sipas tij, konventa e ka të përcaktuar se çfarë është grupi i strukturuar kriminal, ku përmendi se kryejnë dy dhe më shumë krime të rënda.

Beqiri tha se ne e kemi nënshkruar dhe ratifikuar Konventën ndërkombëtare por se zbatojmë nenin 28 të Kodit Penal, që quajmë grup të strukturuar kriminal “këta fakir fukarenj”.

Këto dënime janë dragoniale, jo se s’ka bërë vepër penale por për 6 muaj e ka bërë jo për 7 vjet. SPAK po merret me raste të tilla por jo me krimin real të organizuar.

Për President ish-President, Kryeministër, ish-Kryeministër, SPAK i ka dosjet e hapura. E kishte për detyrë që gjithë llojet e skandaleve të hetohen. Jam kundër teorisë së kolegëve që është parashkruar.

Edhe nëse është parashkruar, duhet hetuar deri në fund. Hetimi të bëhet i plotë, kush ka bërë krim të bëhet i plotë. Por gjithsesi nuk ka parashkrim. Ata që kanë bërë këto krime të vjetra, nuk duhet ta bëjnë gjumin rehat, duhet gjurmuar paraja.

SPAK nuk po i heton këto raste kur ulërin për dikë dhe thua që pse nuk futet në burg, do të thotë largoje sa më shumë se sa më afër të jetë më mua, më vjen radha. Largon më tutje përgjegjësinë penale.

Krimi s’ka ngjyrë, është i zi krimi. Sistemi i drejtësisë është i kapur nga mëngjesi në darkë, i kapur për gryke.

Me përjashtim të SHBA dhe ambasadores që është në pozitat e luftës pa kompromis ndaj krimit, gjithë institucionet e tjera nuk bëjnë gjë tjetër veçse vendosin shkopinj në rrota, që të dështojë puna e SPAK.

Nuk është problemi vetëm i Kryeministrit, ndikimin më të madh në SPAK e ka Berisha dhe Meta, këta e kontrollojnë SPAK dhe bëjnë çfarë të duan me SPAK. Ka elementë të mrekullueshëm.

Ata nuk na erdhën nga qielli. Kur vjen puna të venë te foleja e grenzave janë të frikësuar.

Beqiri tha se edhe Byroja Kombëtare e hetimit është e varur nga SPAK, por nënvizoi se duhet të ishte institucion më vete që heton dhe jo i varur nga SPAK.

Gjykatat tona janë noteri e SPAK, nuk e kontrollojnë dot. S’kanë vend burgjet po nuk nxorët fakir fukarenj. S’mund ta mbushësh me këta, SPAK që të mos jetë e mbytur siç është me çështje.

Të mos e mbysë veten me të vegjlit. Këta mund edhe të këshillohen që të mos bëjnë më. Ia gjete ato 10 rrënjë, ia dogje, këshilloje. Jo mbush burgjet me këta.

Të krijohen vende që të vejë krimi i organizuar brenda dhe jo elementë të kësaj natyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy