18 ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian, të kryesuar nga Romana Vlahutin kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Dibër.
Mësohet se ambasadorët do të zhvillojnë një takim ditën e sotme me kreun e Bashkisë së Dibrës Muharrem Rama si dhe punonjësit.
Pas këtij takimi, ata do të udhëtojnë për në Kala të Dodës, zona me e thellë e kësaj bashkie.



