Albana Nexhipi, përkthyese, e sheh letërsinë në dialekt si një pasuri që nuk duhet lënë e fjetur. Duke u ndalur te përkthimet e vjetra, disa prej të cilave janë në dialekt, Nexhipi tha se ato nuk duhet të mbeten thjesht në nivel studimor, por duhen gjetur mënyra që i afrojnë ato te nxënësit dhe studentët.

Nuk kemi statistika për letërsinë që publikohet në dialekt. Por di që publikohet. Libri më i lexuar për fëmijë, “Liza në botën e çudirave”, ka ardhur në dialektin elbasanas. Problemi është se një lexues i sotëm, e kupton dot plotësisht? A është ky tekst hermetik? A kanë menduar botuesit për të sqaruar domethënien e një fjale ose një tjetre. Që ta fusim fjalën dialektore, ne duhet ta shpjegojmë.

Libra të tillë nuk duhet të mbahen vetëm për studime. Nëse këto mbahen vetëm për qëllime studimore, atëherë janë të destinuara të vdesin. Duhet të gjenden format që këto t’u futen studentëve në leksikun e tyre, kjo do t’i bënte një nder shumë të madh gjuhës shqipe.

Unë nuk e shoh vështirësinë në lëvrimin e dialekteve. Kjo bëhet në mënyrë të mrekullueshme nga ata që i njohin dhe shkruajnë në dialekt. Unë gjykoj që duhet t’i fusim këto fjalë që të mos na rrinë në nivel studimor.

Në momentin që nuk e kupton një gjë, ti nuk merresh fare. Duhet gjetur një mënyrë që të gjitha këto të shkojnë te brezi i ri.

Futja e Mjedës në klasë të gjashtë është shumë e mirë. Unë nuk e dija pse Koliqi nuk bëhet në gjimnaz. Por nëse nisin të futen që në klasë të pestë e të gjashtë, atëherë është gjë shumë e mirë. Më herët nuk e thithin. Unë kam nisur i lexoj vajzës Gaqo Bushakën, botimin e vjetër, “Aventurat e Çipolinos”, pra, librat që kemi lexuar ne. Më duhen disa fjali për t’i shpjeguar një fjalë.