20 zyrtarë të lartë në “sitën” e dekriminalizimit

20 zyrtarë të lartë në “sitën” e dekriminalizimit

Njëzet zyrtarë të lartë i shtohen listës së nëpunësve të administratës shtetërore shqiptare që po verifikohen nga Prokuroria në kuadër të ligjit “Për dekriminalizimin”. Burime të Prokurorisë kanë thënë dje për “Panorama” se bëhet fjalë për 20 persona që mbajnë funksione si kryetarë bashkish apo deputetë, por edhe detyra të tjera të këtij niveli, të cilët po verifikohen.

Burimet nga organi i akuzës kanë bërë me dije se rastet e deputetëve, krerëve të bashkive dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë pjesë e numrit të përgjithshëm prej 570 rastesh që po trajtohen nga ana e Prokurorisë. Mësohet se rastet që po verifikohen janë nisur si procedurë në dy mënyra të ndryshme, të parashikuara nga ligji.

“Kërkesa për verifikim vjen nga KQZ­ja kur ka të dhëna për një funksionar. Por edhe Prokurori i Përgjithshëm ka iniciativë për të kërkuar verifikim, në bazë të indicieve që siguron në rrugë ligjore”, tha një burim i Prokurorisë. I njëjti burim bëri me dije se numri i përgjithshëm prej 570 verifikimesh, por edhe 20 rastet e “zyrtarëve të lartë” kanë nisur në të dyja mënyrat. Pra, Prokuroria është vënë në lëvizje nga KQZ­-ja ose ka pasur indicie dhe ka nisur hetimin mbi bazën e këtyre të dhënave të përftuara në rrugë ligjore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy