‘Protesta s’do marrë kthesë të veçantë’, Meksi: Rama i vetëm në betejë, Goxhaj fatkeqësi për protestuesit (VIDEO)

‘Protesta s’do marrë kthesë të veçantë’, Meksi: Rama i vetëm në betejë, Goxhaj fatkeqësi për protestuesit (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, në “MCN Live” ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestën që ka shoqëruar debatin publik, duke theksuar se nuk sheh elemente të reja në qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Sipas Meksit, mënyra se si është zhvilluar diskursi politik dhe reagimi i qeverisë nuk përbën surprizë.

 

E kemi thënë për aq kohë sa sfida e fundit, hyrja në BE, është më se e lexueshme që ky është këndvështrimi i Ramës, prandaj nuk shoh ndonjë gjë të re. Nuk e shoh më komod nga mënyra se si po reagon.

 

Ai shton se protesta, ndonëse nisi me energji dhe pjesëmarrje të lartë, ka humbur gradualisht intensitetin dhe fokusin e saj fillestar.

 

Protesta e ka humbur atë entuziazmin që pati javën e kaluar. U bë një organizim me pika dhe besoj se nuk u eci. Në momentin që kishte turmën e Tiranës, ajo ishte pjesa e bukur, por u humb.

 

Një nga pikat më të forta të analizës së Meksit lidhet me përfaqësimin e protestës dhe figurën e përdorur për të artikuluar kërkesat e saj. Sipas tij, zgjedhja e figurës së Dritan Goxhajt që lexoi kërkesat e protestuesve nuk ishte e duhura dhe ka ndikuar negativisht në perceptimin publik.

 

Do e quaja fatkeqësi të protestuesve vënien e Goxhajt atje. Nuk them se pati konsensus mes tyre, por ngeci te personazhi i tij. Nuk ishte zgjedhje e mirë. Aty kanë folur shumë persona në këto 25–26 ditë, por fatkeqësi e protestuesve që ngecën te Goxhaj. Ai mbart një histori personale dhe nuk ishte i përshtatshëm për të përcjellë pakënaqësitë. Pesë pikat ishin shfryrje emocionale, jo zgjidhje reale. mPesë pikat ishin shfryrje e dufit të protestuesve, të pazbatueshme. Në optikën e një rebelimi ndaj pushtetit, ato nuk përbënin një platformë reale.

 

Ai shkon më tej duke sugjeruar se mënyra si u zhvillua debati publik i shërbeu më shumë qeverisë sesa protestës. Sipas tij, debati u devijua nga çështje thelbësore si pronat dhe problematika sociale.

 

E gjithë zhurma ishte në favor të qeverisjes. U shmangën problemet reale të protestuesve. Nuk ndihmon në asnjë formë. Impulsi real i protestës do ishte dhënia e kurajës për ata që merren me skemat e korrupsionit dhe jo devijimi i debatit.

 

Duke analizuar reagimin brenda mazhorancës, Meksi vëren një moment reflektimi të kryeministrit Rama gjatë mbledhjeve të grupit parlamentar socialist.

 

I vetmi moment ishte mbledhja e grupit parlamentar, ku Rama është ndjerë disi i vetëm nga elita e PS në këtë betejë.

 

Ai thekson se, pavarësisht perceptimeve publike, Rama nuk duket i çoroditur politikisht, por më shumë në proces përshtatjeje dhe reflektimi për strukturën e partisë.

 

Nuk shoh një kryeministër të hutuar. Ka reflektuar në përshtatjen e PS dhe në mënyrën si e trajton grupin parlamentar.

 

Sipas Meksit, sfida më e madhe e kryeministrit nuk është opozita apo protestat, por organizimi i brendshëm i Partisë Socialiste.

 

PS vuan nga mbyllja. Një hapje reale e partisë në sensin e garës do i bënte mirë Ramës dhe vetë PS-së. Fokusi ishte si e shesim reagimin tonë në rrjete sociale. Në realitet, qeverisja ka vazhduar punën e saj. Hapja e PS dhe reforma e saj e brendshme do ishte hapi më i guximshëm që mund të bënte Rama në vitet e mbetura të mandatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy