Si u eliminua gjenerali iranian/ Sulmi dhe përgatitjet që i paraprinë në terren

Si u eliminua gjenerali iranian/ Sulmi dhe përgatitjet që i paraprinë në terren

Ekzekutimi i gjeneralit të forcave elitë të Iranit nuk ka qenë i lehtë. Për të vrarë Qaseem Soleimanin, amerikanët e kishin përgatitur terrenin prej kohësh. Gjenerali nuk ishte peng, prandaj janë dashur vendime politike dhe lëvizje të kujdesshme deri në eliminimin e tij.

Vdekja që erdhi nga qielli

Sulmi u krye me dron, njëfarë snajperi nga qielli, arma e preferuar e dy presidentëve amerikanë, Obama dhe Trump. Dëshmitë flasin për hipotezën e pranisë së helikopterëve të sulmit “Apaches”, të vendosur prej kohësh në bazat amerikane në Irak. Vdekja e Soleimanit erdhi nga qielli me precizion të lartë. Më pas raketat shkatërruan dy automjetet e kapura na befasi nga sulmi me dron në një rrugë afër aeroportit të Bagdadit.

Inteligjenca

Si gjithmonë, shërbimet sekrete kanë qenë thelbësore për operacionin. Amerikanëve nuk u mungojnë “veshët” elektronikë dhe sytë njerëzorë, për më tepër kanë shumë aleatë që kishin ca hesape për të larë me Soleimanin. Rrjeti që i referohet strukturës ushtarake që ka udhëhequr gjenerali iranian është i fuqishëm, por edhe i madh. Kjo i shton mundësitë për infiltrime. Oficeri i lartë kishte zgjedhur të lëvizte me një autokolonë minimale, vetëm dy automjete dhe shoqërim të reduktuar. Ai u ndie i sigurt ose jo i ekspozuar tej mase, në thelb ai luante një rol të dyfishtë. Drejtues i një sistemi sekret dhe njeriu që duhej të ndërhynte personalisht për domosdoshmëri, por edhe për ambicie. Sigurisht nuk rrinte i fshehur në një tunel, disa nga daljet e tij publike u përhapën në mediat sociale. Nëse - siç thuhet - ai kishte mbërritur me avion, kjo do të thotë se ka kaluar nëpër një hapësirë ​​ku antenat amerikane janë në gjendje të kapin gjithçka. Stacionet e monitorimit dhe aeroplanët spiunë janë një prani e vazhdueshme në zonë. Ka gjasa që edhe në terren ka pasur pasur anëtarë të forcave speciale ose paraushtarake të CIA-s në terren që kanë dhënë konfirmimin e fundit.

Zinxhiri i ngjarjeve

Imagjinoni ngjarjet zinxhir. Trump autorizoi futjen e Soleimanit në listën e shënjestrave. Spiunët kanë mbledhur të dhënat thelbësore: mbërritjen në Bagdad. Operacioni u krye në dy nivele: një grup i stërvitur me dron, ndërsa Pentagoni dërgoi përforcime në rajon në përgjigje të sulmit të milicisë në ambasadë. Ata që monitorojnë lëvizjet e aeroplanëve në rrjet kanë raportuar fluturime të mbërritura nga SHBA-të dhe bazat e tjera 48 orë para sulmit. Ekipe të tëra të specializuara, vendosja e 100 marinsave nga Kuvajti dhe puna e zbulimit kanë çuar në përmbushjen e objektivit.

Paralajmërimi

Në “The Guardian” kujtohen fjalët e shqiptuara nga gjenerali tetëmbëdhjetë muaj më parë: "Z. Trump, unë ju paralajmëroj, ne jemi afër jush në vendet ku ju nuk mund ta imagjinoni ... Do ta filloni ju luftën, por ne do ta përfundojmë". Luftë mund të ketë, por Soleimani nuk do të jetë aty. / Corriere.it / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy