Meta: Prioriteti i PL referendumi, mundësia e vetme që populli të marrë forcën mbi këtë politikë

Meta: Prioriteti i PL referendumi, mundësia e vetme që populli të marrë forcën mbi këtë politikë

Nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, kreu i PL, Ilir Meta bëri të ditur se prioriteti i forcës politike që ai drejton është kthimi i referendumit. Ai u shpreh se vetëm përmes referendumit, populli i Shqipërisë do mund të të marrë drejtimin dhe forcën mbi këtë politikë.

Modelin ndryshe që dallon PL është që nuk është për të hequr Ramën, por për të çrrënjosur këtë sistem dhe modeli është garantimi i ushtrimit të së drejtës për referendumin e popullit shqiptar si e vetmja mënyrë për të marrë në kontroll këtë klasë politike. Duke fituar të drejtën e referendumit ai ka të drejtën mbi ne. Njerëzit e shesin votën kur shohin që udhëheqësit e tyre shesin, kur shohin ndryshimin gjërat ndryshojnë thjeshtë. Ne garantojmë referendumin, ky është prioriteti ynë. Maxhoranca e ri që do vijë do të garantojë referendumin sepse me atë përmbys çdo parlament dhe qeveri, bën politikë dhe gjithçka.

Më tej ai theksoi se referendumin është në kushtetutë dhe se referendumi është e vetmja rrugë që do i krijohet mundësia njerëzve të shprehen sa herë e shohin të arsyeshme.

Referendumi bëhet me disa standarde dhe kritere që janë në kushtetutën aktuale dhe që do i krijohet mundësia njerëzve të shprehen sa herë e shohin të arsyeshme mbi bazën e kritereve. Rama rrëzohet me referendumin e parë, por mos kini merak se maxhoranca  e ardhshme e ka prioritet, referendumi është e bllokuar qëllimisht. Qytetarët me referendum do votojnë çdo çështje që ata e shohin të arsyeshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy