
Dhoma e Avokatisë kundërshton ndryshimet e propozuara në draftin e Kodit të ri Penal. Në një deklaratë për mediat, kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia tha se drafti që propozohet ka shumë probleme. Sipas Haxhisë edhe kodi penal që funksiononte në kohën e diktaturës i kishte dënimet më të lehta se kodi që propozohet.
Kodi i ri Penal ka një mal me probleme. Drafti duhet të kishte ardhur pas komunikimit me të gjithë aktorët dhe opinionin publik.
A është studiuar situata social-ekonomike dhe mentaliteti i shoqërisë? Në qoftë se këtë kod e solli reforma në drejtësi, kjo nuk qëndron. Pasi reforma ka sjellë probleme në procedurën dhe burimet njerëzore.
Ky draft s’është si rrjedhojë e organeve të reja të drejtësisë. Nga 1995 ka 23 ndryshime kodi penal dhe 4 vendime te Gjykatës Kushtetuese.
Ky është kod inkuizitor ne dënime marramendëse.
Kodi penal kërkon gjithëpërfshirje. Vetëm në Shqipëri ndodhin ndryshime me VKM. Kodi Penal është bërë monopol i Ministrisë së Drejtësisë.
Kodi i diktaturës i ka pasur dënimet më të lehta se ky kod që propozohet.



