Shefi i anti-terrorit në Austri jep dorëheqjen, mbyllen edhe 2 xhami të frekuentuara nga Fejzullahi

Shefi i anti-terrorit në Austri jep dorëheqjen, mbyllen edhe 2 xhami të frekuentuara nga Fejzullahi

Inteligjenca austriake sipas dëshmive të reja ka dështuar të parandalonte sulmin terrorist të ditës së hënë në Vjenë, ku u vranë katër qytetarë.

Për këtë arsye sipas BBC shefi i anti-terrorit në Vjenë ka dhënë dorëheqjen. Sipas policisë, Erich Zwettler ka kërkuar vetë që të pezullohet nga detyra që mbante.

Sipas dëshmive të zbardhura së fundmi, agjencitë austriake kanë patur informacione që në korrik se terroristi Kujtim Fejzullahi, shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ishte përpjekur të blinte municion luftarak në Sllovaki.

Janë vetë autoritetet austriake, të cilat tani kanë pranuar se Fejzullahi është takuar me dy persona nga Gjermania, të cilët ishin nën vëzhgim për shkak të ndikimit të tyre.

Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, ka folur për "gabime të dukshme, dhe sipas mendimit tonë të patolerueshëm".

Ndër të tjera, si masë e sulmit terrorist, një xhami dhe një shoqatë e frekuentuar nga 20-vjeçari në Austri janë mbyllur, diçka për të cilën ministrja e Integrimit Susanne Raab tha se kishin kontribuuar në radikalizimin e tij.

Ai kishte vizituar vazhdimisht xhamitë në periferi të Ottakring dhe Meidling. Shoqata e xhamive, Ottakring, ishte e njohur për lidhjet e saj me islamistët militantë: një predikues atje thuhet se udhëhoqi një brigadë gjermane në Siri para se të vritej në një sulm me dron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy