Kina: Google është i mirëpritur, por duke iu bindur ligjeve tona

Kina: Google është i mirëpritur, por duke iu bindur ligjeve tona

Google, motori më i madh i kërkimit në botë, është i mirëpritur në Kinë përsa kohë u përshtatet ligjeve të vendit dhe të drejtës së vendit për të kontrolluar internetin brenda kufijve të tij.

Kështu shkruhet në një opinion të botuar sot në të përditshmen kineze “People’s Daily”, një gazetë shtetërore.  Në shkrim thuhet se tërheqja e “Google”-it nga Kina në vitin 2010, pas ankesave për censurë, ishte një gabim që e bëri atë të humbte mundësitë. Sipas gazetës kineze, kjo tërheqje nga tregu i vendit komunist e bëri “Google”-in një markë të politizuar, “një tragjedi kjo për kompaninë”.

Megjithatë, ky shkrim u hoq si nga faqja e “People’s Daily”, ashtu edhe nga Facebook-u dhe Twitter-i, pa asnjë shpjegim.

Google po kërkon një mënyrë për të rihyrë në tregun kinez, ku do të ketë numrin më të madh të përdoruesve të internetit. Kompania po përpiqet ta bëjë këtë përmes një aplikacioni që shkon paralel me censurën kineze dhe partnershipin me kompanitë lokale. Pas tërheqjes nga Kina, shumica e shërbimeve të “Google”-it u bllokuan në Kinë. Lajmet për një rikthim të mundshëm janë pasuar nga reagimet e shumë punëdhënsve dhe kritikat e avokatëve të të drejtave të njeriut.

“Vendimi për të dalë nga tregu kinez ishte një gabim i madh, gjë që bëri që kompania të humbasë shanse të arta për zhvillimin e internetit të kontinentit", thuhet në shkrimin e gazetës së Partisë Komuniste. "Google është i mirëpritur të kthehet në kontinent, por me kushtin që të jetë në përputhje me atë çfarë parashikojnë ligjet e vendit”, thuhet më tej.

Shkrimi pasqyron gjithashtu politikat që ndjek Kina ndaj kompanive të huaja që dëshirojnë të ofrojnë shërbime në vend, të cilat duhet t'u përmbahen standardeve lokale. Gjigantët e teknologjisë kineze janë vazhdimisht të censuruar në postimet që konsiderohen të dëmshme për shoqërinë dhe fshihen shpejt nëse publikohen. Të tilla janë postime që nga lajmet për protestat e deri te censurimi i personazhit Winnie Pooh, për shkak të krahasimit me presidentin Xi Jingping. / Bloomberg / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy