Amuli: Në mbledhjen e grupit parlamentar dhe Kryesisë më 5-6 qershor do përcaktohet data e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së (VIDEO)

Amuli: Në mbledhjen e grupit parlamentar dhe Kryesisë më 5-6 qershor do përcaktohet data e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së (VIDEO)

Xhevdet Amuli, kreu i PD-së në Shkodër deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se në mbledhjen e grupit parlamentar që do të mbahet më 5 qershor dhe në atë të Kryesisë që do të zhvillohet një ditë më vonë do të caktohet data e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Basha ka të drejtën të dalë në takime dhe të bëjë sa më shumë takime. E dimë që jo vetëm Basha, por dhe shumë persona të tjerë janë asete. Basha dhe kushdoqoftë tek strukturat janë të mirëpritur. Unë e kam takuar dhe ai ka dalë në takime jo vetëm në Shkodër, por  në të gjithë Shqipërinë. Nuk mund t’ia mohojmë të drejtën të dali në takim.

Unë besoj se PD nuk mund ta mbajë kurrkush si pronë dhe do të mbështes atë kryetar që do dalë nga një proces i barabartë dhe i drejtë.

Grupi parlamentar mblidhet me datë 5 qershor dhe Kryesia me 6 qershor dhe do ndajnë ditën se kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD-së  dhe cilido që të dalë  nga këto vota do ta mbështes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy