Hakmarrje ruse, Moska dëbon 60 diplomatë amerikan dhe mbyll konsullatën në Shën Petersburg

Hakmarrje ruse, Moska dëbon 60 diplomatë amerikan dhe mbyll konsullatën në Shën Petersburg

Rusia ka dëbuar 60 diplomatë amerikanë dhe ka mbyllur konsullatën e SHBA në St Petersburg, në një përgjigje të shpejtë ndaj veprimeve të Shtëpisë së Bardhë, pas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe.

Lëvizjet e Moskës u njoftuan nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ky reagim ka ardhur pas vendimit të SHBA për të dëbuar 60 diplomatë rusë, pas helmimit me agjent nervor.

Russian Foreign Minister Sergei Lavrov (pictured) said that Moscow would respond in kind to the expulsion of diplomats by Western countries

Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në qytetin e Salisbury më 4 mars.

Më shumë se 20 vende kanë dëbuar të dërguarit rusë, në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka fajësuar Moskën për sulmin.

Rusia ka mohuar me forcë përfshirjen e saj në këtë sulm, ndersa Skripal mbetet në një gjendje kritike por të qëndrueshme. 

Lavrov tha se ambasadori amerikan ishte informuar për "masat hakmarrëse".

Ai tha se përfshinte "përjashtimin e një numri të barabartë të diplomatëve me vendimin tonë për të tërhequr lejen për funksionimin e konsullatës së përgjithshme të SHBA në Shën Petersburg".

Policemen stand guard outside the building of the consulate-general of the US in St. Petersburg

Të hënën, Uashingtoni dëboi 48 diplomatë rusë nga misioni dypalësh dhe 12 të tjerë nga misioni i OKB-së. Gjithashtu ata mbyllën konsullatën ruse në Seattle. Kanadaja, Australia dhe një numër aleatësh amerikanë në Evropë kanë dëbuar mbi 90 diplomatë rusë.

"Pas reagimit të njejtë kundër SHBA, Moska do të përjashtojë të njejtin numër diplomatësh nga ato vende", tha Lavrov.

Dëbimet filluan më 14 mars, kur Britania e Madhe shpalli 23 diplomatë rusë  non grata, duke pretenduar se Moska fshihej pas helmimit të supozuar të ish-spiunit Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia me agjentin kimik "novichok".

Rusia ka mohuar akuzat dhe kërkoi nga qeveria britanike të siguronte dëshmi. Deri tani, nuk ka pasur asnjë.

Russia has expelled 60 diplomats and closed the US consulate in St Petersburg (pictured)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy