Llatja leje babait të Seul Çelës për treg/ Dyrnjaja: Shqipëria është kthyer në principata të kontrolluara, sfidë për SPAK

Llatja leje babait të Seul Çelës për treg/ Dyrnjaja: Shqipëria është kthyer në principata të kontrolluara, sfidë për SPAK

Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës. Lidhur me këtë në studion e MCN Live analisti Denis Dtyrnjaja u shpreh se kjo mbetet një sfidë e vështirë për SPAK, teksa theksoi se Shqipëria është kthyer në principata të kontrolluara.

Elbasani s’ka më një kala, por dy, atë karakteristike dhe tregun Agro-Ushqimor që është kthyer në një kala të kontrolluar që sfidon pushtetin sepse pushteti në Elbasan kontrollohet nga një person që quhet Seul Çela.

Kontrollohen bastet e paligjshme dhe shumë elementë të tjera që tashmë i takojnë strukturave ligj zbatuese për ta kontrolluar, Shqipëria është kthyer në pirincipata të kontrolluara.

Kjo principata e krimit duhet të marrë fund dhe këta prokurorët e SPAK duhet të ndërhyjnë për të thyer njëherë e mirë mitin e të fortëve në Shqipëri dhe shteti në krah është prokuroria që mbron akuzën. Kjo mbetet një sfidë e vështirë për SPAK.

Tregu Agro-Ushqimor është i vetmi i këtij lloji në Elbasan dhe zotërohet nga kompania “Çela P” me pronar Petrit Çelën babai i Suel Çelës, i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i një organizate kriminale që akuzohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, atentate, pastrim parash dhe korruptimin e zyrtarëve lokalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy