Kompania Meta është gjobitur me 1.2 miliardë euro për keqpërdorimin e të dhënave të njerëzve gjatë transferimit të tyre nga Evropa në Shteteve të Bashkuara.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave.
Kjo është gjoba më e madhe e vendosur sipas ligjit të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së për privatësinë.
Rregullat kërkojnë që kompanitë të kërkojnë pëlqimin e njerëzve përpara se të përdorin të dhënat e tyre personale.
Meta thotë se do të apelojë vendimin i cili është i pajustifikuar dhe i panevojshëm.



