Jennifer Lopez i ka habitur të gjithë të pranishmit mbrëmjen e së enjtes gjatë performancës së saj në Latin Grammy Awards. Pasi prezantoi çmimin që iu dha ish-bashkëshortit të saj, Marc Anthony, ajo nuk i kurseu atij edhe një puthje në buzë.
Lopez ka një marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshortin, të cilin në intervistat e saj e ka përshkruar si “legjendë e gjallë”. Anthony është babai i dy fëmijëve të saj, Ema dhe Max.
“Ai nuk është vetëm njeriu i vitit, ai është njeriu i të gjitha kohërave”, tha Lopez për ish-burrin. Ndërsa vetë Anthony ua dedikoi çmimin pesë fëmijëve të tij dhe të gjithë atyre që mendonin se nuk do t’ia dilte kurrë.
Lopez dhe Anthony janë martuar në vitin 2004 dhe janë ndarë në vitin 2011. Ata e finalizuan divorcin në vitin 2014. Lopez është në një lidhje me balerinin Casper Smart, ndërsa Anthony është i martuar me Shannon de Lima.



