Shpjegimi i mjekësisë ligjore: Si u ruajt trupi i Anisa Josifit për 15 muaj në kushte shtëpie

Shpjegimi i mjekësisë ligjore: Si u ruajt trupi i Anisa Josifit për 15 muaj në kushte shtëpie

Historia e tre femrave të familjes Josifi në Kombinat ka shokuar opinionin. Detaje të mënyrës së jetesës që kishin zgjedhur nëna dhe dy vajzat e saj prej më shumë se një viti vijojnë të diskutohen, duke ngritur shumë pikëpyetje. Një prej tyre është ajo e trupit të Anisës, e cila u gjet në gjendje të mumifikuar, 15 muaj pas vdekjes, siç konstatohet në raportin e ekspertëve të mjekësisë ligjore. Nën kujdesin e nënës dhe motrës, pa ndonjë njohuri specifike mbi anatominë njerëzore dhe proceset e dekompozimit të trupit, kufoma e Anisës u gjet në një gjendje që është e vështirë të shpjegohet, kur merr parasysh këta faktorë. Si ka mundësi të ruhet për një kohë aq të gjatë, në kushte shtëpie, një trup i pajetë?  

Burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore iu përgjigjën një pyetjeje të tillë. Detajet e skenës që kanë gjetur ata që hynë në shtëpinë e familjes Josifi pas insistimit të të afërmve të grave janë tronditëse. Ajo çfarë ka mbetur nga trupi i 30-vjeçares janë vetëm flokët e gjatë e të zinj dhe thonjtë e rritur, një proces ky që shoqëron çdo kufomë. Burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore i sqaruan TvT-së se trupi i 30-vjeçares ka kaluar direkt në mumifikim, për shkak se në kohën kur ajo ka ndërruar jetë (27 mars 2019), temperaturat e ulëta dhe solucionet e përdorura (vaj i ullirit dhe uthulla) nga nëna dhe motra e saj e kanë penguar procesin e dekompozimit natyral, çka ka bërë që muskujt të mos pësojnë ndryshime, por të shkrihen në një me skeletin, duke i dhënë trupit formën e një eshke të djegur. Ndryshe nga kufomat e tjera 15 muaj pas vdekjes, trupi i Anisës peshon vetëm 4 kg, thonë burimet nga mjekësia ligjore.

Mosushqyerja për një kohë të gjatë ka çuar direkt në mosfunksionimin normal të organeve, duke bërë që zemra të pësojë takikardi. Nga mosushqyerja gjeti vdekjen një ditë para ndërhyrjes së zjarrfikësve edhe nëna e Anisës, 52-vjeçarja Zhaneta Josifi. Ekspertiza e mjekësisë ligjore ka konstatuar nxirje në disa pjesë të trupit të saj. Trupi i 52-vjeçares thuasjse ishte tretur për shkak të mungesës së ushqimit, pasi në mars të këtij viti, teksa prisnin ringjalljen e Anisës, nënë e bijë, Zhaneta dhe 34-vjeçarja e mbijetuar Blerta Josifi, kishin zgjedhur të mos ushqeheshin më. Ato e mbanin frymën gjallë vetëm me ujë.

Kjo neglizhencë e vullnetshme e një prej nevojave bazë biologjike rezultoi fatale edhe për nënën e Blertës, e cila u gjet pranë krevatit të së bijës së vdekur, në pozicionin e një njeriu që lutet. Zjarrfikësit e mbërritur pas ankesës së vëllait të Zhaneta Josifit në polici, arritën të gjenin trupin e mumifikuar të Anisës dhe trupin e pajetë të nënës së saj, ndërsa gjetën pa ndjenja edhe Blertën, që luftonte me jetën. Libra fetarë të Dëshmitarëve të Jehovait, një ditar që nuk dihet se cilës nga vajzave i përkiste, një telefon i thjeshtë, ujë dhe pak mjaltë ishte ajo çfarë kanë gjetur brenda banesës së familjes Josifi. Tashmë, sfida me të cilën do të përballet drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, është të gjejë shkakun dhe fajtorin që çoi nënën me dy vajzat e saj drejt aktit tragjik të vetëvrasjes së ngadaltë përmes mosushqyerjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy