Këtë të shtunë ka rënë sistemi në të gjithë pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut në Juglindje të vendit.
Korrespondentja e MCN TV raporton se që prej orës 06:00 të mëngjesit, dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në doganën e Qafë Thanës për shkak të një defekti të palës maqedonase në sistemin e përpunimit të të dhënave.
Fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje nga territori ynë. Pala maqedonase po punon manulaisht që prej mëngjesit, çfarë ka krijuar vonesa dhe radhë në kufi. E njëjta gjë situatë është edhe në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorricës.
Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem.



