Forcat ruse lëshuan mbrëmë 49 dronë Shahed 136/131 mbi Ukrainë, 21 prej të cilëve u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore të vendit.
Kështu bënë me dije Forcat Ajrore të Kievit në Telegram.
Shumica e dronëve u drejtuan drejt vijës së parë të mbrojtjes, si dhe objekteve civile, ushtarake dhe infrastrukturës në territoret e vijës së parë, veçanërisht në rajonet e Kharkiv, Kherson, Mykolaiv dhe qytetin e Zaporizhzhia.
Numri i të plagosurve nga bombardimet e mbrëmshme ruse në qytetin e Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, është rritur në 28. Kjo shifër është bërë e ditur nga policia në rajon, siç raporton Suspilne. Mes të plagosurve ka edhe dy fëmijë.



