Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri, të hënën mbërrin anija me emigrantë në Shëngjin

Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri, të hënën mbërrin anija me emigrantë në Shëngjin

Pas një pauze më shumë se dy mujore, marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët është aktivizuar sërish. 

Sipas burimeve, patrulluesi i Marinës Ushtarake italiane "Cassiopea" është nisur nga ujërat pranë Lampeduzës dhe pritet të mbërrije mëngjesin e së hënës në Shëngjin. 

Ende nuk ka të dhëna sa është numri i emigranteve që do të sjellë, por bëhet me dije se ata janë verifikuar paraprakisht, ndërsa janë marrë të gjitha masat për kryerjen me sukses të këtij operacioni i cili është i treti i këtij lloji. 

Prej fillimit të muajit janar në qendrën pritëse të Shëngjinit dhe kampin e Gjadrit është shtuar numri i personelit dhe gjithçka është gati për të vijuar misionin konform rregullave të përcaktuara mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy