Mustafa: Nuk ka zgjedhje të parakohëshme në Kosovë

Mustafa: Nuk ka zgjedhje të parakohëshme në Kosovë

Kosova nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare, deklaroi sot në Mitrovicë kryeministri Isa Mustafa.

“Vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale, në 2018 ato qendrore dhe tani jemi duke menduar vetëm për punë”, tha kryeministri Mustafa, njëkohësisht kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke iu përgjigjur interesimit të medias pas një takimi me kryetarin e komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri.

Opozita kosovare po kërkon vazhdimisht zgjedhje të jashtëzakonshme, e për këtë ditëve të fundit ka pasur deklarime edhe nga pozita.

“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një mundësi me marrëveshje politike mes pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, këtë javë, në një intervistë për gazetën Koha Ditore, në të cilën ka folur edhe në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, e koalicionit të një marrëveshje paszgjedhore të dy partive më të mëdha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, është votuar në 9 dhjetor 2014, një ditë pas konstituimit të Kuvendit të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare që ishin mbajtur gjashtë muaj më parë – në 8 qershor.

Axhenda e kryeminsitrit Mustafa sot në Mitrovicë vijon me vizitën në Trepçë, ku do të takohet me menaxhmentin dhe minatorët dhe ku do të diskutohet për aprovimin e Ligjit për Trepçën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy