Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin Sori-al/  Makaronat ishin me Escherichia Coli dhe Stafilokok

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin Sori-al/ Makaronat ishin me Escherichia Coli dhe Stafilokok

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin e helmimit të dhjetëra studentëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, ku nga analizat laboratorike një kampion makarone ka rezultuar i kontaminuar me baktere mbi normat e lejuara.

 

Sipas AKU-së, janë marrë në total nëntë mostra të lëndëve të para dhe produkteve të gatshme, të cilat janë analizuar nga Laboratori i Referencës pranë ISUV. 

 

Tetë prej tyre kanë rezultuar brenda standardeve, ndërsa një mostër makarone e kampionuar në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë ka dalë jokonforme për ngarkesë mbi normë të Escherichia Coli dhe Staphylococcus koagulazë pozitive. 

 

Pas këtyre rezultateve, AKU ka urdhëruar ndërprerjen e aktivitetit në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë deri në plotësimin e kërkesave ligjore për pastrim dhe dezinfektim të ambienteve dhe pajisjeve të punës. 

 

Në vijim të hetimeve dhe gjurmueshmërisë së produkteve, kontrollet janë shtrirë edhe në Garnizonin “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku prodhoheshin ushqimet në fjalë. 

 

Sipas raportit përfundimtar të hetimit epidemiologjik, janë konstatuar tregues jokonformë të higjienës si në kampionët e ruajtur ashtu edhe në disa pajisje pune. Për këtë arsye, AKU ka vendosur pezullimin e aktivitetit edhe për subjektin “SORI-AL” në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”. Ndaj subjektit është vendosur gjithashtu një gjobë administrative prej 1.5 milionë lekësh për ushqim të pasigurt dhe shkelje të kushteve higjieno-sanitare. 

 

Subjekti është urdhëruar të marrë masa për asgjësimin e produktit të bllokuar që rezultoi jokonform.

 

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk, nga AKU janë kampionuar nëntë mostra (lëndë të para dhe produkte të gatshme).

 

Nga laboratori i Referencës ISUV informohemi se tetë mostra të kampionuara kanë dalë brenda normave dhe një kampion makarona produkt i gatshëm ka rezultuar jokonform për ngarkesë mbi norme Escherichia.Coli dhe B staphylococcus koagulaze pozitive, mostër kjo e kampionuar në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk.

 

Për këto gjetje AKU mori masën e ndërprerjes së aktivitetit, deri në plotësimin e kërkesave ligjore nga OBU për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.

 

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë, në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku është kryer prodhimi i këtyre produkteve, referuar konstatimeve të institucioneve shëndetësore, mbi raportin përfundimtar të hetimit epidemiologjik për rezultatet jokonforme për tregues të higjenës, evidentuar në kampionët në ruajtje si dhe në disa prej pajisjeve të punës, AKU mori masa për ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL edhe në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura.

 

Gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare. Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit referuar produktit të bllokuar rezultuar jo konform.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy