Është mbyllur me rezultatin 1-1 ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Strumicës mes kombëtares së Maqedonisë dhe Shqipërisë, sdë e vlefshme për eleminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”. Një 90-minuesh elektrizues u luajt në “Mladost” ku rivaliteti mes të dyja ekipeve ishte i lartë.
45-minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0 ku rastet më të pastra për shënim ishin në favor të vendasve.
Por, me llimin e pjesës së dytë kuqezinjtë ishin më agresiv duke kaluar në avantazh me anë të mesfushorit erak, Odise Roshi, që realizoi një gol mjaft të bukur me kokë pas një asisti perfekt të marrë nga Sadiku në minutën e 53-të.
Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Panuci nuk arriti dot që të ruante epërsinë pasi në minutën e 78-të autori i golit Roshi shkaktoi një 11- metërsh pas një prekje të topit me dorë.
Nga pika e bardhë Trajkovski u tregua i sakt duke mposhtur portierin Etrit Berisha. Në minutat në vazhdim Maqedonia pati disa raste të pastra për shënim por gardiani kuqezi u tregua i jashtëzakoshëm duke mohuar gola të sigurtë.
Pas këtij barazimi Shqipëria mban vendin e tretë me 13-pikë, ndërsa Maqedonia renditet në vendin e pestë me 7-pikë.



