Operacioni i SPAK në disa qytete/ Softa: Tregon shtrirjen e krimit në territorin tonë. Publiku s’ka informacione ç’ ndodh pas këtyre kontrolleve (VIDEO)

Operacioni i SPAK në disa qytete/ Softa: Tregon shtrirjen e krimit në territorin tonë. Publiku s’ka informacione ç’ ndodh pas këtyre kontrolleve (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN LIVE se operacioni i ditës së sotme nga SPAK tregon shtrirjen e madhe të kriminalitetit në vendin tonë.

Duke vijuar më tej, Softa theksoi se strukturat vijojnë të bëjnë operacione, por publiku nuk ka të dhëna se çfarë ka arritur shteti në luftën kundër krimit.

Shtrirja e operacionit tregon atë që ne themi sa e madhe është harta e aktiviteteve kriminale. Ky operacion i organizuar nga policia dhe FNSH, tregon për dimensionin dhe krimin në territor.

Krimi vazhdon të jetë prezent, kemi vetëm emrat e atyre që arrestohen po s’kemi goditje të grupeve që kanë bazën ekonomike dhe lidhjeve që ata kanë. Nëse nuk goditen këta grupe, deri atëherë jemi në pritje të operacioneve të tjera.

Është ajo që presim. Publiku ka kohë që është mësuar me operacione, që nga shkollat me operacionin Tempullin dhe me arrestime të ndryshme. Përveç arrestimeve, dhe sekuestrimeve më pas nuk ka më informacione që ne të kuptojnë çfarë arritën nga këto operacione, që janë bërë normale për sytë për opinion publik. Na shqetëson kaq shumë i inkriminuar është ky vend? Kaq shumë i përhapur është ky fenomen? Sa e ka dëmtuar sigurinë kombëtare, sa të rrezikuar jemi dhe ky aktivitet që kryhet kaq hapur, nga erdhi, si erdhi?

Problemi është se çfarë arritën në këto vite lufte në raport me këto grupe. Sa i fortë është shteti dhe çfarë kemi arritur? Vetëm arrestime, kontrolle dhe operacione dhe pastaj presim kur do të jetë operacioni tjetër, ndërkohë krimi vijon të veprojë, të pastrojë para të porosisë vrasje edhe nga burgu, të vazhdojë të ketë aktivitet ekonomik dhe shqiptarët presin të dhënat për këto operacione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy