Këputet teleferiku në Itali, 8 viktima

Këputet teleferiku në Itali, 8 viktima

Këputja e kavos së një teleferiku në alpet e veriperëndimit të Italisë ka lënë të paktën 8 të vdekur si pasojë. Sipas mediave italiane, kabina e teleferikut që lidh Stresa-n me Mottarone-n ka rënë nga lartësia. Në vend kanë shkuar ekipet e shpëtimit dhe nuk përjashtohet mundësia që mes viktimave të ketë edhe fëmijë. Sipas dëshmive të para, kabina ra pranë një shtylle, në një nga pikat më të larta të impiantit, pranë majës së Mottarone.

Teleferiku niset nga Stresa, në bregun Piemontez të Liqenit Maggiore dhe arrin në majë të një mali me pamje në një pikë panoramike në rreth 1 500 metra mbi nivelin e detit. Zona është destinacion i populluar nga turistët si në verë ashtu edhe në dimër, kur bora shfrytëzohet për ski. Impianti ishte rihapur në 24 prill, në fund të bllokimit të dytë dhe i ishte nënshtruar rinovimit në 2016.

Në kabinën e teleferikut që u rrëzua dhe që drejtohej nga liqeni në drejtim të malit, raportohet se kanë qenë 11 persona (kapaciteti është 40). Operacionet e shpëtimit vështirësohen nga fakti që kabina ka rënë në një pyll në zonë të thyer dhe të izoluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy