Austria merr presidencën e radhës në BE

Austria merr presidencën e radhës në BE

Më 1 korrik 2018, Austria merr presidencën e BE-së dhe me këtë për herë të parë e ka kryesinë një koalicion populistësh të djathtë në Bashkimin Europian. Migrimi do të jetë tema qendrore e kësaj presidence.

Mosmarrëveshjet për një politikë të përbashkët migrimi në BE nuk kanë marrë fund. Në Gjermani, qeveria ndodhet para një krize, ndërsa shtetet e Vishegradit vazhdojnë kursin e konfrontimit me BE dhe Italia mbyll portet për anijet me refugjatët e shpëtuar në det. Në samitin e BE-së u arrit me mundim një ujdi që të mbrohen më mirë kufijtë e jashtëm të BE. Çështja, se si do të shpërndahen migrantët mbeti pa përgjigje në samit.

Pikërisht në këto kohë, Austria merr presidencën e radhës në BE. Një vend që në çështjen e migracionit, nuk ka treguar shumë gatishmëri për kompromis. Kancelari i partisë konservatore, ÖVP qeveris në Vjenë bashkë me partinë populiste, armiqësore ndaj të huajve, FPÖ.

Presidenca austriake gjashtëmujore zhvillohet nën moton: “Një Europë që mbron". Kreu i qeverisë austriake kërkon me këtë moto të reduktojë imigrimin në të gjitha itineraret. Vendimi i fundit i BE për të ndërtuar kampe në Afrikën e Veriut për migrantët e shpëtuar në det, është për kreun e qeverisë austriake drejtimi i duhur.

Austria kërkon përmirësimin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE dhe një zgjerim masiv të Frontex-it. Komisioni Europian do të shtojë personelin e kësaj agjencie me 10 000 vetë deri në vitin 2027. Për Austrinë e vende të tjera duhet vepruar më shpejt. Sepse edhe rritja e fundit e personelit me 1500 vetë ende nuk ka përfundur. Vendet e BE ofrojnë me shumë hezitim policë në dispozicion për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy