Ish-drejtori i ALUIZNI-t kujton një prej episodeve që bëri xhiron e rrjeteve sociale katër vjet më parë në emisionin “Opinion”. Ndërsa poston videon e emisionit, Lame kujton Sokol Olldashin, me të cilin debatonte në studio.
“M' KOT...
Një prej të paktave të mira të Fb, është se të kujton vetë ngjarje të tuat që ti vetë i ke harruar.
Sot Fb-ja, me një nga ato mesazhet e veta elektronike e të pa ndjenja, më kujtoi se plot 4 vjet të shkuara kish ndodhur ai debati në OPINION, që se mora vesh kurrë se me kë e pata, me Fevziun apo me të ndjerin Olldashi.
Kaluan 4 vjet qe atehere, Sokoli u bë për rrahmet dhe, për një fije, desh u bëra edhe unë. Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se sa m' kot therremi e shkulemi...
A.
ps. Fragmentin që po sjell këtu, e mora në Youtube dhe përpunimi i tij nuk është i imi”, shkruan ai.



