Topalli: Protesta është e vonuar, qytetarët dolën para nesh

Topalli: Protesta është e vonuar, qytetarët dolën para nesh

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thotë se protesta e PD-së është e vonuar. Në një prononcim për “Orën”, Topalli u shpreh se kanë qenë qytetarët që i kanë prirë politikës.

“Është shumë e vonuar, por megjithatë është mundësia për të mobilizuar sepse qytetarët na kanë pri ne, kanë dalë para nesh. Nuk është se nuk ndodh, ndodh që ata dalin para nesh. Ata na kanë treguar që ne jemi këtu gati për të reaguar. Ne duhet t'u dalim zot atyre dhe interesave të vendit. Ky është misioni dhe detyra e opozitës”, thotë ajo.

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se nuk pret në lëvizjet politike që do të bëjë Ilir Meta, por shpresa e saj është të protestuesit dhe tek qytetarët.

“Nuk hyj në grupin e njerëzve që rrinë dhe mendojnë skema apo të shikojnë sytë e njërit apo tjetrit. Unë besoj te qytetarët, te protesta. Aty nuk kanë qenë vetëm demokratë, kanë qenë me parti pa parti. Njerëzit janë të mërzitur, ndaj dhe është detyra e politikanit për ta kuptuar çfarë dhimbje kanë. Nëse e kuptojmë këtë duhet të mendojmë cfarë duhet të bëjmë nesër, por nuk kemi kohë për të pritur, por duhet të lëvizim në çdo sekondë në çdo vend. Çadra nuk është e vetme ka shumë forma të tjerë protestimi për të bërë presion”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy