
Kandidati i pavarur presidencial i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., do t'i jepet mbrojtje e Shërbimit Sekret pas tentativës për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump, njoftoi të hënën Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas. Robert F. Kennedy Jr, babai i të cilit u vra gjatë fushatës, kishte kërkuar prej kohësh mbrojtje për shkak të incidenteve të shumta të sigurisë.

Mayorkas tha se "në kontekstin e ngjarjeve të kësaj fundjave, presidenti Joe Biden më ka udhëzuar të punoj me Shërbimin Sekret për të siguruar mbrojtje për Robert Kennedy Jr. Faleminderit, President Biden, që më dhatë mbrojtjen e Shërbimit Sekret”, tha Kennedy në një deklaratë.
Njoftimi vjen menjëherë pasi Trump kërkoi që Kennedy të merrte mbrojtje. “Në kontekstin e asaj që po ndodh sot në botë, besoj se është e domosdoshme që Robert F. Kennedy Jr. të marrë mbrojtjen e Shërbimit Sekret menjëherë”, shkroi ish-presidenti në Truth Social.



