
Princesha Anna arriti të kthehet në një ikonë stili në kohën e Koronavirusit. Në një event në Londër ajo doli me një maskë të personalizuar me logon e emrit të saj të shtypur në anën e poshtme.
Mjaftoi një foto për ta kthyer maskën e Princesësh në tendencë. Në rrjete sociale shumë persona shkruan se do të realizonin një maskë të tillë, duke marrë shembull nga princesha.
Vajza e dytë e Mbretëreshës Elizabeth, 70 vjeç, shpesh zgjedh një maskë lule Amaia Kids, por në një event në Citizens Advice Harloë në Londër ajo tregoi këtë maskë me bazë pëlhure me inicialet e emrit të saj. Kush e di nëse pjesëtarët e tjerë të familjeve mbretërore në Europë do ta kopjojnë atë. Ajo fitoi pamjen mbretërore të ditës.



