
Qeveria siriane ka nisur një fushatë për të prmovuar turizmin. Duke përdorur hashtage të tilla si "Siria Gjithmonë e Bukura", "Mundësi Investimi" dhe "Destinacionet Verore të Sirisë", Ministria e Turizmit e Sirisë ka nisur promovimin e atraksioneve turistike të vendit. Kjo është veçanërisht e dukshme në faqen e Facebook-ut të ministrisë e cila është e mbushur me video joshëse të destinacioneve të udhëtimit në Siri – duke nisur nga dielli, deti dhe argëtimi në qytetin turistik Lattakia, deri te restorantet tradicionale të Aleppos.
Fushata është pjesë e strategjisë së qeverisë për për të tregtuar "bukurinë, civilizimin dhe historinë e Sirisë si një destinacion unik turistik". Në janar, regjimi Bashar al-Assad rriti më shumë përpjekje të marrë pjesë gjithashtu në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë të Turizmit në Madrid - për herë të parë që nga viti 2011.
Por askund, madje as në faqen e internetit të ministrisë, nuk përmendet se vendi është ende në mes të një lufte civile që deri tani ka marrë më shumë se 400,000 jetë, sipas vlerësimit më të fundit të Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu nuk tregohen rreziqet potenciale me të cilat mund të përballen pushuesit e huaj duke shkuar atje, përfshirë rrëmbimet, sulmet terroriste dhe konfliktet e armatosura.
Ministria e Turizmit të Sirisë këmbëngul që turistët e huaj nuk kanë absolutisht asgjë për tu frikësuar duke shtuar Sirinë është një vend i sigurt, përveç ndoshta një ose dy zonave.
Por shumica e qeverive perëndimore, si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, nuk pajtohen me këtë deklaratë dhe kanë qenë shumë të hapura në këshillat e tyre për ata që udhëtojnë në Siri, duke u bërë thirrje të shmangin këtë vend.
Por nuk janë vetëm rreziqet e luftës që e bëjnë Sirinë një destinacion të vështirë turistik. Atje është gjithashtu e vështirë për të mbërritur: Përveç linjës kombëtare Sirian Air, pak kompani ndërkombëtare veprojnë në vend dhe pjesa më e madhe e tyre janë ose Azia apo Lindja e Mesme. Turistët perëndimorë zgjedhin të fluturojnë në Libanin fqinj, nga ku mund të udhëtojnë me makinë deri në Siri. Disa prej tyre hyjnë në Siri në mënyrë të paligjshme për të shmangur problemet e marrjes së vizës, e cila në shumicën e rasteve, kërkon ftesën me shkrim të një shtetasi sirian që aktualisht jeton në vend.
Deri në shpërthimin e luftës, turizmi ishte një nga burimet kryesore të të ardhurave të vendit. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, Siria priti më shumë se 8.5 milionë turistë vetëm në vitin 2010.



