Veliaj shemb objektet me urdhrin e paligjshëm. Qytetarët në pritje të gjykimit në apel

Veliaj shemb objektet me urdhrin e paligjshëm. Qytetarët në pritje të gjykimit në apel

“Xhadat” trajtoi problemin e trashëgimtarëve të familjes Mema të cilët janë në konflikt gjyqësor me Bashkinë e Tiranës për pronën ku Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërtojë kopshtin 50. Ata deklarojnë se janë pronarët e truallit me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Problemi qëndron se mbi truallin e kthyer tek pronarët nga KKKP-ja, në vitet 60-të ishte ndërtuar nga shteti kopshti numër 50. Ata shprehen se pasi morën pjesët takuese në këtë truall në vitin 1996, mbi kopshtin numër 50, secili prej bashkëpronarëve bëri shtesa kati, ku banuan për një kohë të gjatë. Këto objekte i futën edhe në procesin e legalizmit. Ndërkohë në vitin 2019 Kryetari i Bashkisë Tiranë nxorri urdhrin për lirimin dhe marrjen në dorëzim të pasurisë me emërtimin kopshti numër 50, kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë . Urdhëri mban datën 11 nëntor 2019. Pas daljes së urdhrit të Veliajt banorët deklaruan se Policia Bashkiake i kishte nxjerrë forcërisht nga objekti. Menjëherë pas kësaj ata ju drejtuan Gjykatës Administrative të Shkallës se Parë Tiranë me objekt shpalljen të paligjshëm të dy dokumentave, akt- konstatimit për lirimin vullnetar të objektit si dhe urdhërit të dalë nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për lirimin dhe marrjen në dorëzim të kopshtit numër 50. Në arsyetimin e gjykatës thuhet se “referuar parashikimeve të kodit civil provohet në gjykim pretendimi i palës së paditur se ajo ka qënë në kushtet e posedimit të pronës bazuar me vendim të ish Komisionit të Kthim Kompesimit te Pronave duke u konsideruar si posedues në mirëbesim. Në këto kushte kur paditësit rezulton se kanë fituar posedimin e sendit, pala e paditur, pra Bashkia Tiranë, nuk mund të nxirrte urdhrin e datës 11 nëntor 2019 të kryetarit të bashkisë sipas të cilit është urdhëruar lirimi dhe marrja në dorëzim e objektit me emërtimin kopshti 50” . Në këtë rast provohet se nxjerrja e këtij urdhri nuk ka qënë kompetencë e kryetarit të bashkisë por e këshillit bashkiak. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi pranimin e kërkesë- padisë së denoncuesve dhe konstatoi paligjshmërinë e dy dokumentave me të cilat këta qytetarë ishin nxjerrë nga objektet e tyre. Pavarsisht se çështja është në process gjyqësor me Bashkinë Tiranë dhe vendimi i gjykatës së shkallës së parë ishte në favor të pronarëve, pak muaj më parë Bashkia e Tiranës zhvilloi tenderin me objekt “ Ndërtim kopësht dhe çerdhe e integruar nr. 50. Data e nënshkrimit të kontratës me firmën fituese “Ina shpk” është 24 prill 2023. Sipas dokumentave të tenderit në preventivin e këtij tenderi shënohej shembja e objektit egzistues 450 metër kub. Kontrata me firmën fituese të tenderit u nënshkrua në datën 14 prill të këtij viti, ndërkohë bashkia priti të kalonin dhe zgjedhjet e 14 majit dhe ndërhyri për prishjen e godinës, ndërkohë që pronarët janë në pritje të datës së gjyqit në Gjykatën Administrative të Apelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy