
Gazetari Flogert Muça tha në studion e “Zonë e Lirë” në MCN Tv se Meta ka lëvizur çdo gur të mundshëm për të negociuar me amerikanët, që ata ta amnistonin.
Meta në një farë mënyrë ia bëri gropën vetes, por ai e kuptoi kur po ia bënte gropën vetes që në 2017.
Në dy rrafshe do e shoh, në rrafshin politik Meta la lëvizur çdo gur që ka mundur duke i treguar amerikanëve që unë nuk shkoj ta djeg PS-në, nuk shkoi tek protesta. Meta nuk shkoi 1 vit poshtë ballkonit të doktorit. Kur doktori ishte në ballkon, 7-8 muaj Meta e la vetëm. Vetëm në momentin kur u thirr në SPAK Meta shkoi atje me bluzën “Free Berisha”. Në kuptimin diplomatik Meta ka luajtur çdo gur të mundshëm për t’i thënë ndërkombëtarëve që unë jam gati të ulemi, të më amnistoni dhe të je, unë lideri i opozitës. Është lojë tërhiq dhe lësho.



