Shkarkimi i Metës, Kushtetuesja kalon për shqyrtimin vendimin e Kuvendit

Shkarkimi i Metës, Kushtetuesja kalon për shqyrtimin vendimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga posti i kreut të shtetit.

Vendimi u mor në 9 qershor të këtij viti dhe sot pasi u shyrtua në dhomë këshillimi, unanimisht u vendos të kalojë në seancë publike dhe data do të caktohet në ditët në vijim.

Në njoftimin e saj zyrtar Gjykata Kushtetuese shprehet se për këtë çështje ka pasur një shtyrje për shkak të pezullimit të punës si pasojë e lejeve vjetore.

Në seancën plenare të 9 qershorit, Kuvendi vendosi shkarkimin e Metës me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim. Tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të shprehet nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që ndëshkohet me votë nga deputetët, pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy