‘Kosova s’ka nevojë për duartrokitje’, Basha: Mjegulla e revolucionit 'Rahmet Pastë' bllokoi iniciativat e PD

‘Kosova s’ka nevojë për duartrokitje’, Basha: Mjegulla e revolucionit 'Rahmet Pastë' bllokoi iniciativat e PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka drejtuar disa pyetje për të cilat kërkon përgjigje lidhur me disa ligje dhe projektligje të cilat kanë mbetur të bllokuara.

Ai tha se kërkon sqarim për amendamentin për mbështetje financiare për Kosovën, ligjin për vettingun e politikanëve, për imunitetin e parlamentarëve dhe të paktën pesë projektligje të tjera, të cilat nuk vijnë në seancë.

Qytetarët nuk e dinë se çfarë marrëveshjes bëni ju mes vetes tuaj dhe atyre, por ata e dinë se ju prej 6 muajsh nën hijen e mjegullës së revolucionit 'Rahmet Pastë' bllokoi dhjetëra iniciativa nga Partia Demokratike.

Ku e keni interpelancën e me Edi Ramën kërkuar nga PD për Arben Ahmetaj, për kampin e emigrantëve. Flisni për iniciativa bashkëpunimi dhe ka 4 muaj që mbani në sirtar amendamentin për Kosovën, ajo ka nevojë ta votoni dhe jo ta duartrokisni.

Ku e keni amendamentin për Kosovën. Këto nuk janë pyetje retorike por pres përgjigje. Çfarë keni bërë me vetiingun e politikanëve, ku e keni ligjin për vetingun e politikanëve pse nuk e sillni në kuvend, ku e keni projektvendimin për imunitetin e politikanëve dhe dhjetëra akte të tjera të depozituara nga PD.

Amendamenti 50 milionë euro për buxhetin e Kosovës. Projekt vendimi për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Pres përgjigje, pse nuk vijnë në seancë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy