
Një shqiptar është arrestuar në Itali për trafikim droge.
Sipas mediave italiane, një 42-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar në autostradën e provincës së Potencës për trafikim droge.
42-vjeçari rezulton rezident në Shqipëri. Policia gjeti në mjeti e tij 1 kg kokainë.
Nëse do të shitej me doza të vogla, vlera në total e lëndës do të arrinte në 60 mijë euro.



