
KQZ do të shqyrtojë të enjten vlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij. Në një njoftim për mediat, KQZ bën me dije se seanca do të zhvillohet në orën 11:00.

Në njoftim thuhet: “Çështje për shqyrtim rishtas: 1. Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Fredi Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për korrupsion zgjedhor, akuza që ai i hodhi poshtë vazhdimisht, duke i konsideruar të motivuara politikisht.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u dënua nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dy vite burg, dënim që vulos nga Apeli. Vlen për t’u theksuar që Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet me siglën e “Demokracisë së Re”.



