Natasha Shuteriqi, shkrimtare dhe pedagoge tha në studion e MCN Informacion se ka ardhur koha që trë rishikohen programet në lëndët shoqërore dhe shkencore pasi kurrikula e deri tanishme nuk ka dhënë rezultatet që priteshin.
Është momenti të rishikohen programet, sidomos në lëndët shoqërore, dhe tashmë pas rezultatit të dytë Pisa-s mendoj dhe në lëndët shkencore. Jemi para një fakti, kurrikula e deritanishme, pjesë e së cilës janë programet dhe tekstet nuk kanë dhënë rezultatet që të paktën u pretenduan pas aplikimit të saj në 2014. Ky ndryshim i madh duhet të reflektohet në programet dhe tekstet mësimore.
Rudina Çupi, shkrimtare dhe botuese thotë se kemi mangësi në mënyrën si kemi formuar sistemin e arsimit. Sipas Çupit, fëmijët humbin 2 vjet duke mësuar shkronjat e dorës, të cilat nuk i shërbejnë në asnjë vend.
Kemi mangësi në mënyrën sesi e kemi formuar sistemin. Kemi klasën e parashkollorit dhe nuk i vendosim numër. Nuk është as klasë zero as klasë 1. Në kurrikulat ndërkombëtare, nëse e fut në sistem të detyrueshëm ajo klasë duhet të ketë numër.
Harxhojmë dy vjet për të mësuar shkronja. Ka handikap me këtë lloj sistemi. Harxhojmë dy vjet nga jeta e fëmijëve për të mësuar shkronja. Në klasën e parë ne vijojmë me sistemin e mësimit të shkronjave të dorë. Fëmija nuk i përdor asnjëherë këto shkronja e dyta nuk e sheh asgjëkund të shkruar.
Për pedagogen dhe këshilluesen për karrierë, Anisa Duka është e rëndësishme që tekstet të përditësohen me shembuj real nga fëmijët.
Pjesa e ndryshimit të teksteve është e rëndësishme të përditësohet me shembuj real nga fëmijët. Ata ta shohin konkretisht atë që thuhet në tekst. Në tekstet shkollore jepen konceptet shkencore që thuhen e rithuhen dhe kërkohet nga fëmija memorizimi dhe jo shembuj konkret për mendimin kritik dhe si ky fëmijë mund ta vendosë këtë koncept në realitet.



