“People” kurorëzon aktorin Idris Elba si mashkulli më seksi për 2018-n

“People” kurorëzon aktorin Idris Elba si mashkulli më seksi për 2018-n

Idris Elba është mashkulli më seksi për vitin 2018.

Kjo sipas revistës së përjavshme “People”.

Aktori britanik, i lindur në vitin 1972, ylli i serialit “The Wire”, bëhet kështu personi i 33-të që e merr këtë titull dhe del në kopertinën e radhës, atë të kësaj jave.

“Vërtet? Nuk është e mundur!”, ka komentuar ai pasi ka marrë vesh lajmin.

Elba ka thënë se pasi u pa në pasqyrë i tha vetes: “Po, është një ndjesi e bukur, një surprizë, një nxitje për vetëvlerësim”.

Elba është edhe DJ i njohur në klubet londineze, ku luan me pseudonimin DJ Big Driis.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy