Grushti i shtetit në Turqi i darkës së të premtes ka shtuar tensionet mes Turqisë dhe SHBA-së. Kjo ka ardhur pasi Ministri i Punës në Turqi ka akuzuar publikisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pas Grushtit të shtetit.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj Sekretari i Përgjithshëm Amerikan i Shtetit, John Kerry ka deklaruar se pretendime të tilla “janë krejtësisht të rreme dhe të dëmshme” për marrëdhëniet e tyre.
Ndërkohë Presidenti Rexhep Tahip Erdogan i ka bërë thirrje SHBA-së të ekstradojë klerikun Fethullah Gylen, ndërsa kjo është mohuar nga Presidenti Obama.
Nga shtëpia e tij në Pensilvani Gylen u tha gazetarëve se kishte 15 vjet që ishte larguar nga Turqia dhe “nuk e di as se kush janë pasuesit e mi në atë shtet”.
Tentativa për grusht shteti nisi mbrëmjen e së premtes, 15 korrik kur një fraksion i ushtrisë mori urat kryesore në Stamboll dhe sulmoi godinën e parlamentit në Ankara. Qeveria thotë se janë 161 civilë dhe 104 “puçistë” të vrarë gjatë përleshjeve si dhe 1400 të plagosur.
Gati 3000 ushtarë janë arrestuar dhe më shumë se 2700 gjyqtarë u shkarkuan të shtunën.



