
Ndryshimet në paketën fiskale 2023, parashikojnë edhe futjen e një draft ligji që ta të bëj me tatimin mbi xhiron.
Lidhur me këtë Albert Nasto, kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, tha përmes skype në emisionin “MCN economy”, tha se një ligj i tillë i vetmi në Shqipëri dhe botë, mëtoj të jetë një nga ligjet më të këqija që do të dëmtojë rëndë biznesin e vogël dhe të mesëm.
Në këtë projekt draft do të futet edhe ligji mbi tatimin mbi të ardhurat, ose siç quhet tatim mbi xhiron.
Është një ligj që do të dëmtoj rëndë biznesin, sepse në fund të fundit, ky ligj që qeveria do të vej në zbatim në janar 2023, është nga ligjet më të këqija që do ti sjellë një dëm të madh biznesit, pra ligji mbi tatimin mbi xhiro.
Nuk ndodh në asnjë vend të Evropës, por besoj edhe në asnjë vend të botës, ndodh vetëm në Shqipëri, tatimi mbi xhiron, që do të thotë ta tatosh tjetrin mbi xhiron, a do të bëj unë xhiro apo jo, a planifikon qeveria shqiptare sesa xhiro do të bëj unë, a do jem këtu a s’do jem.
Pra, tatimi mbi xhiron është ligjet ndoshta nga më të vështirët dhe ndoshta nga më të dështim që do ti sjell biznesit e ekonomisë shqiptare. Të tatosh mbi xhiron, d.m.th. që kushedi se sa fitoj unë, nga dëmet që do ti sjellë biznesit është shumë e rendë.



