Aeroporti i Rinasit ka publikuar kushtet që do të duhet të plotësojnë udhëtarët me destiancion Mbretërinë e Bashkuar.
Në njoftimin zyrtar të aeroportit specifikohet se qytetarët të cilët duan të fluturojnë drejt Britanisë duhet të testohen negativisht për Covid-19, me një test të marrë jo më shumë se tre ditë para udhëtimit dhe orës së planifikuar për nisje.
Përveç testit negativ, do të jetë i detyrueshëm edhe një karantinim 10 ditor pas mbërritjes në destinacion.
Nga ky rregull përjashtohen fëmijët nën 11 vjeç, ndërsa për të gjitha grupmoshat e tjera theksohet se çertifikata e testit duhet të jetë në anglisht, frengjisht dhe spanjisht.
Kujtojmë se fluturimet drejt mbretërisë së Bashkuar janë pezulluar deri në datë 18 janar ndërkohë që pritet një tjetër njoftim zyrtar për rifillimin e udhëtimeve.
“Ju lutemi të informoheni se nga ora 04:00 e Premte, 15 Janar 2021, udhëtarët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ COVID-19, të marrë jo më shumë se tre ditë para orës së planifikuar të nisjes.
Kjo do të kontrollohet në aeroportet e nisjes dhe pasagjerët pa certifikatë prove, ose një rezultat pozitiv të provës, ose një certifikatë e pavlefshme do t’u refuzohet udhëtimi.
Një rezultat i vlefshëm i provës duhet të jetë nga një provë PCR ose një provë tjetër shumë e besueshme për zbulimin e COVID-19 dhe duhet të tregojë se testi është marrë brenda tre ditësh nga fillimi i fluturimit.
Ju lutemi të keni në vëmendje se udhëtarët me teste të vlefshme negative se do t’ju kërkohet gjithashtu të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.
Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa dhe nuk u kërkohet të përfundojnë testimin para nisjes.
Certifikata e testit: Certifikata e testit do të jetë në dispozicion në Anglisht, Frëngjisht dhe Spanjisht. Dëshmia e certifikatës mund të bëhet përmes kopjimit ose mjeteve dixhitale”, thuhet në njoftim.



