Bomba e prokurorit: Kemi një dëshmitar, prova e re kundër Tahirit

Bomba e prokurorit: Kemi një dëshmitar, prova e re kundër Tahirit

Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka deklaruar pak minuta më parë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se institucioni që ai përfaqëson, posdeon prova të reja kundër ish-ministrit Tahiri.

Por, ndër të tjera ai përmendi dhe një provë të re, që ka të bëjë më dëshminë e një personi që implikon Tahirin në përfshirjen e tij në dosjen Habilaj. Nuk dihet se për çfarë dëshmie bëher fjalë por mendohet të jetë një nga ish-bashkëpunëtorët e Ministrit të Brendshëm.

Këshilli i Mandateve kishte ndërprerë pasditen e djeshme mbledhjen për diskutimin e mandatit të deputetit Tahiri për ta vijuar paraditen e së shtunës me mbrojtjen e përgatitur nga Tahiri dhe avokati i tij Artan Hajdaraj.

Poër mëngjesin e sotëm, mbledhja ka marrë një kthesë tjetër, pasi prokuroria ka dëshmuar praninë e provave të reja të cilat kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme nga autoritetet italiane.

Për këtë arsye, Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura për paraqitjen e këtyre provave, duke e shtyrë për më vonë fjalën e mbrojtjes.

Nuk dimëse nëse këto prova do të ndryshojnë edhe rrjedhën e diskutimeve, apo edhe qëndrimin e socialistëve ndaj Tahirit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy