Gjatë dites së shtune, moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura. Priten reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar në pjesën bregdetare.
Era do të jetë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-18m/sek. Mjegullinë lokale. Deti i forcës 5 lartësi vale 3.6 metër.
Sipas meteorologëve dita e hënë dhe e martë do të sjellë reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në disa zona në vend.
Reshjet do të jenë të hënë dhe të martë në të gjitha qytetet, në Lezhë, Durrës, kryeqytet do të jenë me intensitet të lartë.
