Daçiç në përfundim të mbledhjes së OKB-së, fyen Kosovën, SHBA dhe Britaninë, reagon Daçiç (VIDEO)

Daçiç në përfundim të mbledhjes së OKB-së, fyen Kosovën, SHBA dhe Britaninë, reagon Daçiç (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç, e ka humbur toruan dhe pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka fyer ambasadoren e Kosovës, Vlora Çitaku, dhe delegacionin që e shoqëronte.

Po ashtu, Daçiç, me fjalët që ka përdorur ka fyer edhe SHBA-të e Britaninë e Madhe duke i quajtur kolonialistë.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Daçiq kishte shkuar tek ambasadorja e Çitaku e cila po fliste me përfaqësues të delegacioneve amerikane dhe britanike.

Siç duket edhe në video, Daçiq bërtet duke fyer ambasadoren Çitaku e cila edhe vet e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Ata me të cilët je dukë qëndruar janë kolonialistët tuaj”, citon Çitaku të ketë thënë Daçiç, teksa ambasadorja e Kosovës ishte në prani të zyrtarëve amerikanë dhe britanikë.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, i cili përfaqësoi Serbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Kosovën, pati një duel të ashpër me Flora Çitakun, raporton Telegrafi serb.

Ministrit serb Daçiç nuk i mjaftoi fjala në Këshill të Sigurimit dhe pas tij e nxitoi të flasë për televizionin serb RTS ku deklaroi se Çitaku provoi të thoshte se Serbia ishte shtet kolonialist në Kosovë. Si duket është prekur shumë e tha se “Si nuk ka turp të flasë ashtu, duke e ditur se kur flisni në këshillin e sigurimit para fuqive të mëdha kolonialiste të cilat kishin kolonitë e tyre anë e kënd botës dhe e dinë se çka është kolonializmi. Si mund të flisni ashtu para shteteve afrikane, amerikano jugore e aziatike të cilat u çliruan nga kolonializmi.”

Nuk u mjaftua me ‘vlerësimet’ Dacic e sfidoi Ambasadoren, Vlora Çitaku, që “të gjejë një monument nga Kosova të shekujve të 13, 14 apo 12, kur të e gjejnë një monument të tillë atëherë mund ta pranoj se kishte shqiptarë aty”,

Ministri Dacic shtoi se mbledhja e sotme është thirrur në 20 vjetorin aprovimit të Rezolutës 1244. Ai shtoi se i ka paralajmëruar se Prishtina po përgatit sulme në veri të Kosovës e tha se KFOR duhet të përgjigjet se a do të mbrojë popullin Serb apo jo, edhe pse ai nuk do të dëshironte, Serbisë i bie vendimi  i vështirë se si do të reagojë në mbrojtje të popullit të vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy