Drafti i KQZ për votimin e emigrantëve/ Haçkaj: I vonuar, e kemi paditur shtetin në Kushtetuese për të drejtën e votës

Drafti i KQZ për votimin e emigrantëve/ Haçkaj: I vonuar, e kemi paditur shtetin në Kushtetuese për të drejtën e votës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka gati draftin për mënyrat dhe procedurat e votimit të diasporës.

Dokumenti është në fazë konsultimi dhe i është dërguar palëve politike për marrje mendimi.

Lidhur me këtë, përmes një komunikimi me skype për edicionin e lajmeve në MCNtv, bashkëthemeluesi dhe bashkëpresident i Lëvizjes 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' z. Florian Haçkaj, tha se megjithëse me vonesë, shihet si hap pozitiv dhe e drejtë kushtetuese e emigrantëve për të votuar në vendin e origjinës.

Ne e gjykojmë si një hap pozitiv, që jemi ende në 2022 dhe bëhet fjalë për 2025-ën. Ndoshta pak i vonuar, por t’i shohim pozitivitetin. Është projektvendimi për aktin nënligjor që ka të bëjë me regjistrimin.

Ky është i pari dhe padiskutim është i mirë, sado që lë vend për diskutim.

Varet kur Presidenti do dekretojë datën e zgjedhjeve, por patjetër është e mjaftueshme. Aktet nënligjore të kalojnë sa më shpejt, janë fillimisht 4-6 akte nënligjore për t’u miratuar.

Hackaj, thotë se lidhur me të drejtën e votimit, nga ana e Lëvizjës, është paditur shteti shqiptar, ndërkohë që ata janë për variantin e votimit me postë, sepse ai elektronik është i kushtueshëm dhe i pamundur momentalisht.

Pamundësimi i votimit të emigrantëve deri më tani është bërë nga klasa politike, dhe ne si lëvizje e kemi paditur shtetin shqiptar në Gjykatën Kushtetuese, për mosrealizimin e kësaj të drejte kushtetuese qe e kanë në kodin zgjedhor.

Ne në shkresën tonë të propozuar pranë KQZ-së, kemi propozuar variantin e votimit me postë, meqë votimi elektronik është i kushtueshëm dhe i pamundur, tani e ka vetëm Finlanda.

Votimin nëpër ambasada e hedhin kategorikisht poshtë sepse mund të ketë nepotizëm aty, pastaj e dyta është e pamundësia e ambasadave për të pasur staf të mjaftueshëm dhe e treta, p.sh., një që jeton në Texax, nuk mund të shkoj të votojë në Uashington.

Partitë politike, veçmas ajo në pushtet duhet ta marrin seriozisht shqyrtimin e këtij drafti, mazhoranca ka marrë gjithmonë në shqyrtim vet çdo vendim që është në interes të tyre, e kanë detyrim moral, politik e ligjor për ta bërë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy