Hoxha: Ahmetaj i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, i shkaktoi shtetit 7 mld lekë dëm

Hoxha: Ahmetaj i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, i shkaktoi shtetit 7 mld lekë dëm

Artan Hoxha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se SPAK ka nisur një çështje të dytë në ngarkim të Arben Ahmetaj, njëherazi dhe deputet i Shqipërisë, mandat që e gëzon akoma dhe pse i është ndërprerë rroga.

Ai tha se këtë herë padia ndaj tij ka qenë nga familja Myderizi e cila pretendon se është aksionere e 50% të kompanisë sh.a.buka dhe se Ahmetaj ka shkelur ligjin duke firmosur privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

Është tjetërsuar objekti dhe prona dhe sipas hetimit të BKH dhe SPAK aty shteti shqiptar ka pësuar një dëm prej 7 miliardë lekësh. Në një sqarim që vetë Ahmetaj bëri tha se jo vetëm që nuk e ka dëmtuar shtetin, por shteti aty është me fitim më të lartë nga sa është vlera në fillim të aksioneve.

Në atë zonë ku ka qenë kjo kompani ‘Buka’ është ndërtuar një qendër tregtare dhe mesa pash nga materiali më tepër aty hetimi do bëhet për kontaktin që ka pasur Ahmetaj me biznesmenin që ka ndërtuar atë qendër tregtare aty. Nga i burojnë të ardhurat për pasurinë e vetë dhe njerëzve të tij të afërt ky është hetimi i vetëm për Ahmetaj sepse deri tani ai nuk del drejtpërdrejtë i lidhur me inceneratorët.

Ahmetaj deri tani u tha se ishte i implikuar te inceneratori Elbasanit por kjo çështje u mbyll u dha vendimi, po ashtu dhe për atë të Fierit. Na u tha se u përfshi Ahmetaj por me çfarë. Çështja e re për Ahmetaj është për shpërdorim detyre, kjo e furrës bukës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy