Mediat turke kanë publikuar fotografinë e autorit që qëlloi me armë ambasadorin e Rusisë në Turqi, Andrey Karlov. Është pikërisht personi në foto që qëlloi disa herë me armë ambasadorin rus gjatë një ekspozite pikture në Ankara.
Atentatori ka qenë i pajisur me kartë policie dhe mendohet se është terrorist i ISIS. “Dilni jashtë”. Kjo ishte britma e pare e atentatorit te ambasadorit rus ne Turqi, Andrey Karlov. Kështu kanë thënë deshmitaret okulare për mediat turke.
I armatosuri, një person i veshur mirë me kostum dhe kravatë, u dëgjua duke thirrur: “Ne vdesim në Aleppo, ju vdisni këtu! Allahu Ekber”.
Karlov raportohet është qëlluar disa herë në kohën kur po fliste në një ekspozite fotografike, kur ai u qëllua nga pas. Atentatori i ka lene të ftuarit qe ishin ne ekspozitë te dilnin jashte, pasi ai qëlloi diplomatin, sipas raporteve.
“Ka të paktën tre persona të plagosur të cilët janë dërguar në spital”, tha televizioni turk NTV. Nje dëshmitar duke folur për televizionin CNN Turk tha se sulmuesi kishte vepruar vetëm.
“Ai tha se unë nuk do të dalë i gjallë nga ky vend”, ka thënë sulmuesi, sipas dëshmitarit duke treguar se nuk do te dorezohej. Sulmuesi raportohet se ka folur për situatën në Aleppo, pasi ai qëlloi Ambasadorin disa herë. Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se atentatori është vrarë nga forcat e sigurisë, pas një përleshje me armë.



