Australia nënshkruan marrëveshje me SHBA dhe MB për nëndetëset

Australia nënshkruan marrëveshje me SHBA dhe MB për nëndetëset

Australia nisi zyrtarisht sot programin e diskutueshëm për t'u pajisur me nëndetëse me energji bërthamore, si pjesë e një aleance të re mbrojtëse me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Ministri australian i Mbrojtjes Peter Dutton ka nënshkruar një marrëveshje me diplomatët britanikë dhe amerikanë që autorizon shkëmbimin e "informacionit të shtytjes bërthamore detare" midis vendeve të tyre.

Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar dhe e bërë publike që kur të tre vendet njoftuan aleancën e tyre të re të mbrojtjes të quajtur Aukus në shtator për të adresuar tensionet strategjike në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në Paqësor.

Kjo aleancë u shoqërua me anulimin nga Australia të një mega-kontrate për blerjen e dymbëdhjetë nëndetëse franceze me lëvizje konvencionale me vlerë 90 miliardë dollarë (55 miliardë euro).

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy