Kryeministri Edi Rama në “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili ka komentuar edhe zgjedhjen e kandidaturës së Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, teksa ka pranuar se është konsultuar me partnerët strategjikë të Shqipërisë siç tha për emrin e tij.
Eni Vasili: A ka pasur ndikim nga ambasada e SHBA për kandidaturën e zotit Xhafaj?
Edi Rama: S’ka pasur asnjë ndikim por në praktikën time, ka qenë që për ministrin e Mbrojtjes dhe të Brendshëm të konsultohem me partnerët tanë strategjikë dhe e kam bërë këtë konsulte. Jo që keta jane emrat dhe zgjidhni, por ky është kandidati, cili është opinioni juaj, dhe opinioni ka qenë shumë pozitiv, jo pozitiv por shumë pozitiv.
Eni Vasili: Po për largimin e Tahirit?
Edi Rama: S’ka nevojë të konsultohesh me askënd për atë që largon kur je kryeministër ata janë tagri i kryeministrit.
Nga ana tjetër moderatjorja Eni Vasili pyeti Ramën sa i takon ‘përplasjeve’ dhe replikave në distancë mes figurave të PS dhe LSI, siç ishte rasti i ministres Lindita Nikolla dhe deputetes Monika Kryemadhi.
“Këto janë shprehje të një momenti që lidhen me zgjedhjet që afrojnë kur është e natyrshme që LSI të mundohet të krijojë një profil më atraktiv duke bërë opozitën e qeverisë”, tha Rama



